Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vazhduan vizitën në Prizren, ku panë nga afër punimet që po bëhen për restaurimin ë Kazermës së Vjetër.
Kazerma e Vjetër, e ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIX-të, në kuadër të Sarajit të Vjetër nga Mahmud Pash Rrotulli, sot është një aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje. Ajo është në fazën e restaurimit. Punimet pritet të përfundojnë në mes të vitit 2026.
“Restaurimi i Kazermës së Vjetër po financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa vlera e kontratës është 525,000 euro. Krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, pas restaurimit të plotë, ndërtesa planifikohet të akomodojë institucionin e Arkivit ndërkomunal të Prizrenit, institucion vartës i Arkivit Shtetërorë të Kosovës”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...