Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Arbërie Nagavci, dhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e Sallës së Edukatës Fizike në Shkollën “Ali Ajeti”, në Sveçël të Komunës së Podujevës.
Ky projekt është bashkëfinancim i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal dhe Komunës së Podujevës.
Me këtë rast, kryeministri Kurti vizitoi edhe çerdhen e rinovuar e cila gjendet në oborrin e shkollës “Ali Ajeti”, e që dikur ishte objekti i shkollës së vjetër ku kishte ndjekur mësimet vetë heroi Ali Ajeti./Arbresh.info/

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...