Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e një fabrike në Gjilan për prodhimin e dyerve, dritareve, roletave dhe përpunimin e materialit të xhamit.
Kjo fabrikë, Kurti tha se vjen nga një investim i mërgimtarëve në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“Fabrika, të cilës ia vendosëm gurthemelin sot, do të punësojë fillimisht 50 punëtorë e më pastaj do të mund të shkojë deri në 150 punëtorë. Investimet parashihen të jenë afër 10 milionë euro. 95% e prodhimit, do të jetë për eksport në Gjermani”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
“Sa më shumë rritet prodhimi në vend, aq më i lartë është punësimi e eksporti, e aq më e mirë mirëqenia e qytetarëve. Investimet e tilla si të Arsimit, i cili po kthehet në vendlindje bashkë me familjen e tij, na e rrisin besimin dhe na e shtojnë zellin dhe energjinë, për sa më shumë punë të mbara e të mira”, shtoi Kurti./Arbresh.info
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...