Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin e Trepçës për fitoren në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, ku mitrovicasit kanë mposhtur Bashkimin me rezultat 85:79.
Kurti e ka cilësuar këtë përballje si një duel mes dy qyteteve me histori të pasur kombëtare dhe sportive.
Ai ka thënë se ndeshja ishte shumë e luftuar, ndërsa tifozëritë e të dyja skuadrave kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë.
“Dy qytete emblematike të historisë kombëtare, zhvillimit ekonomik dhe kulturës artistike: Mitrovica dhe Prizreni. Dy fjalë të mëdha krenarie dhe shprese për çdonjërin, kudo e përherë: Trepça dhe Bashkimi. Sonte në Prishtinë, në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, pamë një ndeshje fantastike dhe tifozëri të flaktë nga të dyja klubet. Rezultati final ishte me 6 pikë diferencë, ndonëse loja ishte edhe më e barabartë se kaq. Urime fitoren e Kupës Trepçës, ndërsa suksese Bashkimit tutje”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...