Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar Orkestrën e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina për suksesin e arritur në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”, të mbajtur në Pragë të Çekisë.
Orkestra u kthye në Kosovë me katër çmime të rëndësishme, duke fituar medaljen e artë, dy çmime speciale individuale dhe çmimin e publikut.
Ky sukses vjen pas paraqitjeve të suksesshme të ansamblit edhe në Austri dhe Spanjë.
Kurti theksoi se këto rezultate dëshmojnë se talenti, kur shoqërohet me punë dhe përkushtim, sjell suksese të vazhdueshme.
Ai tha se është kënaqësi që institucionet kanë pasur mundësinë të mbështesin fëmijët dhe të rinjtë në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në garat ndërkombëtare të zhvilluara këtë vit në Spanjë dhe Çeki.
Kurti uroi edhe një herë Orkestrën “Amadeus” për arritjet e saj, duke e cilësuar suksesin e tyre si një krenari për vendin.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...