Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se sot ka vizituar nxënësit e klasës së parë të shkollës “Hasan Prishtina” në kryeqytet të cilëve u uroj rrugëtim të suksesshëm, transmeton Arbresh.info.
“Dita e parë e klasës së parë është një ditë e veçantë për çdo fëmijë dhe çdo prind. Këtë vit shkollor, në nivel vendi janë afër 25 mijë fëmijë që nisin mësimet në klasën e parë, që takojnë mësueset e mësuesit e tyre dhe që fillojnë miqësitë e para me shokët e shoqet e klasës dhe gjeneratës.”
“Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizituam nxënësit e klasës I/1 të shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me mësuese Drita Bashota, dhe i uruam përzemërsisht fillim të mbarë e rrugëtim të suksesshëm përgjatë gjithë shkollimit”, ka shkruar Kurti.
Ndër të tjera, Kurti tha se dashuria e mësuesëve është jo më pak e vlefshme sesa ajo e prindësrve.
“I inkurajoj të gjithë mësimdhënësit që të jenë sa më afër fëmijëve dhe nxënësve, sepse në moshat e hershme dashuria e mësuesit dhe mësueses është jo më pak e vlefshme sesa ajo e prindërve. Dashamirësia që tregojmë për të tjerët dhe për ta bëhet faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe edukimin e tyre. Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2025/2026!”, tha Kurti./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...