Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar 1 Qershorin- Ditën e Fëmijëve.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se fëmijët tanë kanë nevojë për të ndjerë dorën e shtetit, e dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë tyre, shkruan Arbresh.info.
“Shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve. Kur e ardhmja që ata janë, nuk trajtohet si diçka e largët që na pret, por si e përditshmja për të cilën kujdesemi dhe përgatitemi. Jo vetëm si prindër e familjarë, por edhe si shtet e qeveri. Për lumturinë dhe harenë që na japin pamasë, u detyrohemi dashuri dhe mbështetje pa kushte.”, ka shkruar ai.
“I gëzohemi shumë faktit që politika jonë në nivel qendror për shtesa për fëmijë dhe nëna lehona po adaptohet edhe nga komunat në nivel lokal. Fëmijët tanë kanë nevojë për të ndjerë dorën e shtetit, e dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë tyre. Le të punojmë bashkë e edhe më fortë që fëmijëve në mbarë vendin t’ua ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë; të kujdesemi që çdo fëmijë të ketë shtratin e butë e shtëpinë e sigurt, ushqimin e mirë, shkollimin cilësor, të drejtat që u respektohen dhe mundësitë e barabarta.”, u shpreh Kurti.
“Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve – edhe pse çdo ditë është ditë e tyre!”, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës