Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me, siç thuhet, rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëndrimi i tij për heqjen e pjesshme të tarifës 100% dhe zëvendësimin e saj me masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ai iu përgjigj edhe atyre që e quajnë anti amerikan dhe se po i prish marrëdhëniet e Kosovës me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se nuk është anti amerikan.
“Unë nuk jam kundër amerikanë unë jam kundër anti amerikanëve, unë e dua shumë Amerikën”, u shpreh ai.
/arbresh.info/
SHBA-ja dhe Irani afër marrëveshjes, çfarë zhvillimesh sjell...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
27 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit
ShBA pezullon operacionin për të udhëhequr anijet përmes Ngu...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...