Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Bashkë me Kurtin është edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, raporton Arbresh.info.
Kurti dhe Gërvalla kanë udhëtuar mbrëmë për në ShBA, ku pritet të marrin pjesë në pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do mbahet sonte në ora 21:00.
“Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ndryshe, sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur nga Serbia, ku temë diskutimi do të jetë gjendja në Kosovë.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se Guajana, si kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka vendosur që seanca për Kosovën, e planifikuar të jetë e hapur.
Ai ka thënë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit është një nga vendimet të cilat synojnë t’i detyrojnë serbët të vendosin të largohen të qetë nga Kosova./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, flitet për Kosovën
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...