Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsullin e përgjithshëm të Kosovës në New York, Blerim Reka, u mirëpritën nga drejtues dhe anëtarë të Shoqatës “Peja” në New York.
Duke i falënderuar për mikpritjen, Kurti gjithashtu shprehu mirënjohje për angazhimin, rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të bashkatdhetarëve tanë në Amerikë, të cilët janë heronj të heshtur jo vetëm të çlirimit të Kosovës, por edhe të shtetndërtimit demokratik, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi se në katër vitet e fundit Kosova ka shënuar suksese të rëndësishme në ekonomi dhe zhvillim, dhe se për sukseset e vendit tonë, përveç popullit të Kosovës, një rol jashtëzakonisht të madh ka pasur edhe mërgata jonë: qoftë duke mbështetur familjet e tyre, qoftë duke investuar drejtpërdrejt në Kosovë. Me këtë rast, ai i ftoi bashkatdhetarët që të investojnë më shumë në Kosovë, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron vendi.
Ndërkaq, zëvendësministrja Liza Gashi i njoftoi për programet e qeverisë të dedikuara diasporës sonë, në veçanti për profesionistët e rinj, siç është programi i Diplomacisë Qytetare, që ka për qëllim përfshirjen e tyre në proceset zhvillimore dhe institucionale të vendit.
Ndër të tjerash, kryeministri gjithashtu foli për rëndësinë e gjuhës shqipe dhe mësimin e saj nga gjeneratat e reja të diasporës, duke theksuar se përmes saj arrihet integrimi pa asimilim dhe ruhet identiteti kombëtar./Arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...