Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija.
Në letrat e ngushëllimit, të cilat u janë dërguar familjeve Koxha në Kaçanik dhe familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur shtetin mik, Gjermaninë.
Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit./arbresh.info/
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...