Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se qysh në muajin e parë do të kërkojnë takim bilateral me Malin e Zi, lidhur me çështjen e Demarkacionit.
‘Do të shikoj në arkivën e Kosovës secilin procesverbal dhe takimet ndërmjet përfaqësuesve të të dyja vendeve. Duhe të bëjmë një komision hetimor parlametar, që të shohim çfarë ka bërë e çfarë s’ka bërë Murat Meha.’, deklaron Kurti në Rubikon, transmeton Periskopi.
Ai tutje ka shtuar se ‘Ne jemi për demarkacion, nuk ka kuptim që veç ne ta dëshmojmë që toka jonë është në kufi. Unë jam optimist edhe për interesimin e Malit të Zi sepse është në NatO e BE, ai nuk ka mrrëdhënie të këqija as me Beogradin e as Bosnjën, kurse ne kemi’.
Ai tutje ka shtuar se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejtë, meqë ‘nuk kemi interes që t’i prishim marrëdhëniet me Malin e Zi.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...