Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me takimin e tij me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i ka ndihmuar këtij të fundit që të kthejë ndikimin në Ballkan.
“Takimi që u zhvillua me Putinin, ishte lajm i keq jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin. Putini po përpiqet të rikthehet në Ballkan. Gjukanoviqi e Zaevi e kanë zbrapsur atë. Ai tash e ka rigjetur këtë njeriun tonë, që është president, dhe po përpiqet të rikthehet në rajon. Ne nuk duhet të ndryshojmë aleatët tanë, SHBA-në e Gjermaninë. Ky tashmë e ka shkelur një vijë të kuqe të trashë”, është shprehur Kurti në RTK.
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...