Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar njëzet e katër vendime.
Kryeministri Albin Kurti përmes një shënimi në Facebook ka prezantuar nëntë vendimet më të rëndësishme të kësaj mbledhje.
E ndër vendimet më të rëndësishme që Kurti e ka listuar të parën është përgatitja për aplikim për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Themeluam Komisionin Ekzekutiv për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka njoftuar Kurti në Facebook.
Ndër vendimet tjera është ndarja e mjeteve për tejkalimin e krizës energjetike.
“Ndamë 41 milionë euro të zotuara për mbështetjen e qytetarëve në tejkalimin e krizës energjetike, dhe gjysmë milion euro për Avokaturën Shtetërore”.
Postimi i plotë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...