Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik (American Jewish Committee), Ted Deutch, i cili është edhe ish-kongresist amerikan.
Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim, Kurti theksoi prioritetet e qeverisë së Kosovës, duke përfshirë investimet në sektorët kyç si shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja.
Ai foli gjithashtu për mbështetjen e fermerëve dhe studentëve, përfshirë mundësinë e arsimit të lartë publik falas.
Gjithashtu, u diskutua mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe Komitetit Amerikano-Hebraik, duke synuar forcimin e lidhjeve dypalëshe./Arbresh.info/

Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira