Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me senatorin Peter Welch, me të cilin biseduan për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në ekonomi e politikë.
Me anë të një postimi në “X”, Kurti tha se Welch është mik i Kosovës, i cili siç tha ai, vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut, shkruan Arbresh.info.
“Ishte një kënaqësi e madhe të takohesha me Senatori Peter Welch një mik i Kosovës, i cili vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut vitin e kaluar”, ka shkruar ai.
“Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në frontin ekonomik dhe politik, si dhe eksplorimin e rrugëve të reja për bashkëpunim. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e qeverisë për ngritjen e të gjithë shoqërisë sonë, siç është futja e arsimit të lartë falas”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
It was a great pleasure to meet with @SenPeterWelch, a friend of Kosova, who visited our country immediately after the terrorist attack that took the life of Afrim Bunjaku last year. We discussed deepening the relations between our two countries on both the economic and political… pic.twitter.com/g1PSErwD8j
— Albin Kurti (@albinkurti) August 21, 2024
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...