Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Pranvera Badivukun, njërën ndër kompozitoret e para të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti është shprehur se ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë muzikore të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Pasditen e së dielës e kaluam me Pranvera Badivukun, njërën ndër kompozitoret e para të Kosovës. U gëzova shumë që me gjithë moshën, ishte mirë me shëndet dhe e gëzueshme. Për më tepër, na tregoi që nuk i mungon as vullneti për të krijuar.”, ka shkruar Kurti.
“Përherë e këndshme në bisedë dhe mirëkuptuese në kritikë muzikore, Pranvera me shumë emocion fliste për dashurinë dhe disiplinën në punë, si në shkollë ashtu edhe në Radio Televizionin e Prishtinës. Krijimet e saj vazhdojnë t’i qëndrojnë kohës.”, shtoi kryeministri.
“Pranvera Badivuku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë muzikore të Kosovës. Kompozimet e saj janë shpërblyer me pesë “Okarina të arta” në “Akordet e Kosovës” dhe shumë çmime e pjesëmarrje në festivale brenda dhe jashtë vendit. Krijimet e saj janë interpretuar nga emra të mëdhenj të skenës sonë muzikore, nga Nexhmije Pagarusha, Esat Bicurri, Liljana Çavolli, Shpresa Gashi, Bashkim Paçuku, Sebahate Bërlajolli e deri te këngëtarët e brezave më të ri.”, u shpreh shefi i ekzekutivit.
Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se vepra e Pranvera Badivukut “”E kujtoj atë takim” e krijuar fiks para 50 vitesh, do të vazhdojë të mbetet himn i këngës shqipe.
“Edhe takimin e bisedën tonë shumë të ngrohtë sot do t’i kujtojmë përherë. Nga banesa e saj u larguam me urimin për shëndet e jetë të gjatë.”, përfundoi ai.
Në këtë takim, kryemininstri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë