Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë me zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yilmaz dhe ministrin e Mbrojtjes, Yaşar Güler, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit gjithashtu edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre prej se Hakan Fidan ka marrë detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme.
“Ata diskutuan rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë, rritjes së shkëmbimit tregtar por edhe mbështetjes së Turqisë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti e falënderoi ministrin Fidan për qëndrimin e tij mbështetës për Kosovën në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
Duke shprehur mirënjohjen për marrëdhëniet bilaterale dhe për mikpritjen sot, kryeministri nënvizoi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Turqisë për rajonin si dhe për paqen e sigurinë në Kosovë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR./Arbresh.info/
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë