Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka takuar medalistët olimpikë të xhudos dhe trajnerët e tyre, Tonin, Agronin, Distrian, Norën dhe Laurën, gjatë një vizite në Pejë,
Kurti ka shprehur krenarinë për arritjet e sportistëve, duke theksuar se shkolla e xhudos ka arritur suksese të jashtëzakonshme, duke pasur më shumë medalje olimpike se 38 shtete të botës.
Ai ka theksuar angazhimin për mbështetje të pakursyer ndaj sportistëve të Kosovës, duke thënë se arritjet e tyre do të vazhdojnë të shtohen.
“Në çdo garë që xhudistët tanë hyjnë, ne jemi të bindur që ata do të triumfojnë,” ka thënë Kurti, duke shprehur besimin se sportistët do të vazhdojnë të sjellin rezultate të shkëlqyera për Kosovën./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...