Google ADS

Kurti takon ish-kreun e BERZh-it, diskutuan për progresin ekonomik të Kosovës që nga çlirimi

17:34 | 11 Qershor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me kryesuesin e organizatës ODI Global, Sir Sumantra Chakrabarti, si dhe CEO-n e ODI-së, Sara Pantuliano, të cilët kanë udhëtuar në Prishtinë këtë javë për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Me anë të një postimi në platformën X, Kurti tha se në këtë takim është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në BERZh në vitin 2012, anëtarësim që erdhi gjatë mandatit të Sir Suma si president i këtij institucioni ndërkombëtar financiar.

“Gjatë një drekë me kuzhinën tonë tradicionale, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në BERZh në fillim të mandatit të Sir Suma si President; progresin tonë të jashtëzakonshëm ekonomik dhe demokratik që nga çlirimi, veçanërisht gjatë viteve të fundit; dhe punën e gjerë dhe të avancuar të ODI në të gjithë Evropën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale