Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një seri takimesh me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja Liza Gashi, ambasadori Ilir Dugolli dhe konsulli i përgjithshëm Blerim Reka, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit.
Në një postim në Facebook, Kurti bëri me dije se prej takimeve të realizuara, gjashtë kongresistë ishin nga radhët e Partisë Demokratike dhe katër nga Partia Republikane.
Ai theksoi se mbështetja dypartiake në Capitol Hill është një nga karakteristikat më të forta të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Gjatë takimeve, që kanë përfshirë kongresistët Keith Self, Mike Lawler, Jim McGovern, George Latimer, Ritchie Torres dhe Kat Cammack, si dhe senatorët Gary Peters, Jeanne Shaheen, Elissa Slotkin dhe Joni Ernst, temat kryesore të diskutimit ishin forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, sidomos në sektorët e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.
Kurti falënderoi ligjvënësit amerikanë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Kosovës./Arbresh.info
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...