Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Nuncin Apostolik në Slloveni, imzot Jean Marie Speich, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.
Biseduan për raportet e mira me Selinë e Shenjtë dhe për gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre, shkruan arbresh.info.

Kryeministri Kurti tha se është i inkurajuar nga gatishmëria e Selisë së Shenjtë për të avancuar marrëdhëniet bilaterale dhe shtoi se Kosova është e gatshme të ketë një mision të veçantë për Vatikan.
Kryeministri e njoftoi Nuncin Apostolik me arritjet dhe sfidat në qeverisje, për menaxhimin e pandemisë, reformat në sistemin e drejtësisë dhe angazhimin e shtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. /arbresh.info/
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në integrimin e...
Arbeloa: Ne jemi ekipi që nuk dorëzohet kurrë, jemi ata me 1...
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë