Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë takimit u diskutua për raportet periodike të OSBE-së për Kosovën si dhe bashkëpunimin në temat dhe projektet me interes të përbashkët.
Bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së në Kosovë është në kuadër të forcimit të institucioneve demokratike, përmirësimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Kurti falënderoi Gerard McGurk për takimin dhe bisedën, dhe vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e OSBE-së ndaj Kosovës./Arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...