Në ditën e dytë të qëndrimit në Uashington, kryeministri Albin Kurti është takuar me senatorin Chris Murphy, me të cilin diskutoi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet vendeve.
Kështu është bërë të ditur përmes një njoftimi për medie nga Qeveria e Kosovës. Sipas njoftimit thuhet se Kurti e njoftoi senatorin Murphy për vendimin e fundit të Qeverisë për vendosjen e sanksioneve shtesë dhe në përputhje me paketën e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së ndaj Rusisë.
Tutje vazhdon njoftimi se Kurti foli edhe për takimet me investitorë potencialë në SHBA, me theks tek ata të fushës së Teknologjisë së Informacionit.
Ndërsa, vazhdon njoftimi se senatori amerikan tha se vizita e kryeministrit Kurti është rikujtim i marrëdhënieve të pathyeshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
“Ai gjithashtu e njoftoi kryeministrin se reputacioni i Kosovës në sektorin e teknologjisë së informacionit është në rritje dhe ka cituar interesimin e kompanive të këtij sektori për të investuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, kryeministri Kurti e kishte pritur në vizitë në Kosovë senatorin Murphy në prill të këtij viti./arbresh.info/
Horoskopi sot, 26 qershor 2022
Si po i përdor Rusia grupet neo-naziste për të përhapur kaos
Ukraina kandidate për anëtarësim në BE, Rama: Shpresoj të mo...
Zvicra gjurmon importimin e arit rus me vlerë 200 milionë do...
“Një vit mundime derisa jemi takuar”, rrëfimi i Ledrit për S...
Mos i hudhni sfungjerët e vjetër! Kur të lexoni se si mund t...