Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdoi takimet sot në Washington D.C., të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadorin e Republikës së Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, takoi senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen.
“Marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, progresi ekonomik, investimet në mbrojtje, përmirësimi në siguri dhe sundim të ligjit ishin ndër temat e diskutimit. Kryeministri veçoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si zhvillimet kryesore dhe me interes të përbashkët në kuadër të raporteve dypalëshe Kosovë-ShBA. Diskutuan edhe për mundësitë që vendi ynë ofron për kompanitë dhe investitorët amerikanë”, thuhet në njoftimin nga ZKM.
Senatorja Shaheen kishte vizituar vendin tonë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për arrestimin e Millan Radoiçiq – i cili, siç theksoi kryeministri, edhe dy vjet pas sulmit dhe pranimit të fajësisë vazhdon të jetë e të lihet i lirë në Serbi./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?