Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij organizatorët e Hardh Fest, drejtorin e festivalit, Agron Sokoli, dhe Brikena Gashi e Betim Zllanoga nga Këshilli Organizativ.
Nën sloganin “Ca kokrra rrushi” këtë vit Hardh Fest do t’i dedikohet poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj, i cili përveçse nga Rahoveci, ka qenë pjesë e pandashme e këtij festivali, që përpos vjeljes së rrushit, përcillet me muzikë, art e poezi.
Organizatorët ftuan Kryeministrin Kurti për të qenë pjesë e festivalit, i cili mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në vreshtat e Rahovecit.
Kryeministri Kurti i falënderoi për ftesën, si dhe për punën e përkushtimin e tyre të palodhshëm në kultivimin e kulturës së rrushit.
Ai theksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovë për prodhuesit dhe prodhimet vendore./arbresh.info/





Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës