Gjatë ditës së sotme, kryeministri i vendit, Albin Kurti, u takua me Odën Ekonomike Austriake dhe përfaqësues të bizneseve austriake.
“Si partnere e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, Austria vijon të ketë një rol domethënës në prosperitetin e vendit dhe avancimit demokratik të shtetit tonë”, njofton ZKM, përcjell Arbresh.info.
Kurti shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke shprehur dhe gatishmërinë për të shikuar tutje format e mënyrat se si mund të bëhet më shumë e më mirë në marrëdhëniet mes nesh.

“Ai i falënderoi tetë bizneset austriake të pranishme në takim por edhe përmes investimeve të tyre në Kosovë, pjesë e gjithsej 130 kompanive austriake të cilat veprojnë në vendin tonë. Ai theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e plotë për të dëgjuar mbi përvojat dhe idetë e tyre si biznese që kontribuojnë në ekonominë tonë, si dhe mbi mundësitë për të zgjeruar investimet austriake në Kosovë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...