Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte mbrëmë pjesë e darkës në kuadër të konferencës parlamentare ndërkombëtare me temë “E ardhmja e Transportit” të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, dhe me mbështetje të fondacionit gjerman Friedrich Erbert Stiftung.
Kurti gjatë darkës i informoi deputetët për projektet e qeverisë në fushën e transportit dhe energjisë, me theks të veçantë investimet në ndërtimin e hekurudhës që do të lidh Prishtinën me Durrësin dhe projektet për diversifikimin e resurseve energjetike. Ai theksoi mundësitë e investimeve në sektorin e ndërtimit të kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë së ripërtrishme nga teknologjia solare dhe e erës.
Duke theksuar përkushtimin e Qeverisë në fushën e arsimit, Kurti gjithashtu i njoftoi deputetët rreth sistemit dual të arsimit që ka filluar së aplikuari në Kosovë. Synimi është lidhja e arsimit me ekonominë dhe arsimit profesional me tregun e punës në mënyrë që të përgatisim rininë për tregun e punës.
Të pranishëm në darkë ishin deputetë nga Gjermania, Portugalia, Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina./Arbresh.info
Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin pub...
Shkatërroi me lëndë plasëse një makinë në Bulqizë, ekstradoh...
Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për...
Çmimi i naftës kalon 100 dollarë pavarësisht lirimit rekord ...
Valverde shkëlqen me hattrick ndaj Cityt: Është një nga ndes...
Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë