Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pritën sot në një takim të përbashkët me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë.
Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve drejt përmbushjes së qëllimit për shërbime të qasshme dhe cilësore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj, ishte tema e diskutimit në takimin që u mbajt në Ndërtesën e Qeverisë.
“Kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e bankave për kontributin e tyre në diskutimin e sotëm dhe për gatishmërinë për të ofruar shërbime bankare sa më cilësore dhe sa më të sigurta”, njofton Zyra e Kryeministrit, shkruan Arbresh.info



Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...