Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.
Kurti shprehu mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes, në interes të qytetarëve.
“Gjithashtu ai theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike. Nga ana tjetër Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike”, thuhet në njoftimin për media.
Në takim ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e Kryeministrit, Tea Blakaj. /arbresh.info/
Peci: Bujqësia organike krijoi mbi dy mijë vende të reja pun...
Valë sulmesh në Kolumbi, 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Fillon seanca gjyqësore në rastin “Banjska”
Policia e Shqipërisë kap dy shtetas të Kosovës me drogë në S...
Masakra me 10 të vrarë në Austri, autori kishte përgatitur e...
Musk tërhiqet nga akuzat ndaj Trump: Më vjen keq, ishin të e...