Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë

16:20 | 14 Janar 2026
E.G

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim të parë ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, sigurinë dhe integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

“Kryeministri vlerësoi mbështetjen e Estonisë, si vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndër të tjera në fushën e sundimit të ligjit dhe të qeverisjes digjitale”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Kurti e falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, teksa i uroi mirëseardhje dhe i ofroi bashkëpunim të plotë.