Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pres sot në takim përfaqësuesit politikë shqiptarë të Bujanocit dhe Preshevës.
Takimi është planifikuar të mbahet në orën 08:00, ndërsa të ftuar janë Ardita Sinani, Ragmi Mustafa, Sami Salihu, Shqiprim Arifi, Naser Haziri, Shaip Kamberi, Nagip Arifi dhe Shqiprim Musliu.
Për sot është thirrur seancë e jashtëzakonshme nga kuvendi komunal i komunës së Preshevës për shkarkimin e kryetares së tanishme Ardita Sinani.
Kështu ka njoftuar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani përmes një postimi në Facebook.
“Si përfaqësues politikë nga Lugina e Preshevës jemi të ftuar nesër në takim në Prishtinë, në ora 8.00, nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, ku kam konfirmuar pjesëmarrjen time, njoftoj opinionin publik se së bashku me z.Munir Rexhepi, Shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, kemi kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu, që ta shtyjë seancën për një kohë më të përshtatshme, meqë është e pamundur të jem e pranishme fizikisht në ora 10.00 në Preshevë”, ka shkruar Sinani./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...