Sot është bërë prezantimi i Programit të Bursës së Mobilitetit për Studentë para studentëve përfitues, në një aktivitet ku kanë marrë pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 1.65 milionë euro për grupin e parë prej 10 mijë studentësh përfitues, në kuadër të këtij programi që synon lehtësimin e shpenzimeve të transportit për studentët.
Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se kjo është një masë e punuar me kujdes dhe se studentët e pranishëm janë përfituesit e parë të saj.
“Është një masë për të cilën kemi punuar dhe ju jeni përfituesit e parë, andaj ju përgëzoj,” u shpreh Murati.
Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e mbështetjes së studentëve, duke e cilësuar transportin si një barrë të përditshme për shumë familje.
“Është kënaqësi të jem bashkë me ju dhe ta ndajmë këtë rrugëtim tuajin akademik dhe profesional. Për shumë familje, shpenzimet e përditshme të transportit janë barrë,” tha Kurti.
Ai shtoi se Bursa e Mobilitetit nuk është masa e vetme për studentët, duke përmendur edhe mbështetjen financiare prej 100 eurosh si dhe fuqizimin e skemës së bursave STEM.
“Studentë të dashur, ju jeni pasuria më e madhe e këtij vendi. Gjendja juaj sot tregon se çfarë do të jetë e ardhmja jonë,” deklaroi Kurti.
Sipas tij, gjatë këtij mandati janë ndarë afro 18 mijë bursa, ndërsa në të ardhmen numri i tyre pritet të dyfishohet.
“Presim përkushtim dhe besim nga ana juaj. Ju uroj suksese në studime dhe qeveria do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush,” përfundoi Kurti./Arbresh.info
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale