Forumi Ekonomik Botëror vijon punimet e saj, gjersa në margjina të ngjarjes Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.
Në bashkëbisedimin mes tyre, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën.
Teksa e njoftoi ministrin me zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë, kryeministri e ftoi atë të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin e dyanshëm e rrisim mundësitë për investim në fusha si transporti, mjedisi, energjia dhe turizmi./Arbresh.info/

Armëpushimi SHBA-Iran/ Izraeli: Mbështesim vendimin e presid...
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë
Nga historia tek vizioni i së ardhmes/Edi Rama publikon vide...
Tentoi të udhëtonte me dokumente të rreme drejt Gjermanisë, ...
Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj: Babai e gjeti djalin ...
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi sulm me kaçavidë ...