Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë këtë të premte në Forumin Ekonomik të Delfit që po mbahet në Greqi.
Në margjina të këtij forumi Kurti ka pasur një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti tha se së bashku kanë diskutuar tema të ndryshme, si për takimin e radhës në Bruksel, zgjedhjet e fundit në veri.
“Në Forumin Ekonomik të Delfit me Miroslav Lajçak diskutuam për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri. Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar tutje Kurti në Twitter.
Ndryshe, të martën, më 2 maj në Bruksel do të takohen kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi./Arbresh.info/
lexo edhe:
BE-ja konfirmon agjendën e takimit të 2 majit mes Kurtit dhe Vuçiqit
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...