Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Sipas njoftimit të Qeverisë në detyrë, takimi u zhvillua në ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Në fillim të takimit, gjeneralmajor Ulutaş e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit.
Gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Kurti dhe Ulutaş kanë vlerësuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit të përbashkët për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të NATO-s në Kosovë./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...