Ciklin e takimeve konsultative me partitë politike të komuniteteve joshumicë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, e përmbylli me lryetarin e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Etem Arifi dhe deputetin e zgjedhur të komunitetit ashkali nga ky subjekt, Artan Asllani.
Zyra e Kryeministrit ka njfotuar se kanë diskutuar rreth hapave përpara drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të dhe për bashkëpunimin në këtë drejtim. U pajtuan mbi rëndësinë e konstituimit të kuvendit dhe formimit të qeverisë pa vonesa, si përgjigje ndaj vullnetit të qytetarëve për zhvillim dhe progres, të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në këtë mandat, Artan Asllani, tani deputet i zgjedhur, ka shërbyer si Këshilltar i Kryeministrit nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Kryeministri e falënderoi për punën, angazhimin dhe kontributin e tij në artikulimin e kërkesave të komunitetit ashkali dhe promovimin e mundësive që qeveria ka ofruar për komunitetet joshumicë në punësim, arsim, kulturë dhe rini.
Gjatë ditës, Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi kanë takuar deputetë të zgjedhur dhe përfaqësues politikë të komunitetit turk, egjiptian, boshnjak, rom dhe ashkali. Kjo është dita e dyta takimeve konsultative me partitë e komuniteteve joshumicë në kuvend./Arbresh.info/
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...