Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës së sotme, deputetë nga Grupi Parlamentar për Punë të Jashtme të Italisë, Emanuele Loperfido dhe Lia Quartapelle Procopio.
Përgjatë bisedës, kryeministri theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona dhe i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Republikës së Kosovës, duke përmendur dhe fushën e sigurisë ku Italia ka pjesëmarrje të lartë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in, që tregon për përkushtimin e qëndrueshëm ndaj sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ai i njoftoi deputetët me progresin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë të dëshmuar edhe nga rankimet ndërkombëtare, e po ashtu veçoi programin e qeverisë, sidomos politikat e ndërmarra për zhvillim të qëndrueshëm, shpërndarje të barabartë e barazi sociale.
Duke folur për integrimin e komuniteteve pakicë, kryeministri theksoi kornizën e avancuar ligjore të Kosovës dhe të drejtat e garantuara me kushtetutën e vendit tonë, që shkojnë edhe përtej standardeve evropiane, të drejta këto të njohura e konstatuara edhe nga raporti i juristëve eminentë të Këshillit të Evropës.
Nga parlamentarët italianë kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo mbështetje është afirmim i vlerave të Këshillit të Evropës dhe njohje e progresit demokratik të shtetit tonë.”, thuhet n♪7 njoftimin e kryeministrisë/Arbresh.info/




Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...