Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi gjatë pasdites Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se u bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër, përcjell Arbresh.info.
Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot.
Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
KMDLNj: Përkeqësimi i ushqimit për fëmijët e kopshteve publi...
Ministri Rashiq: Më vjen turp që Vuçiq është president i Ser...
Avokati Petronijeviq i drejtohet publikut në emër të Millan ...
Drejtori i Klinikës Emergjente: I plagosuri në “Dardani” në ...
Të paktën 50 persona të vdekur nga një shpërthim në Pakistan
Putin gjen zëvendësuesin e Yevgeny Prigozhin