Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.
Gjatë takimit, Kurti dhe Sørensen diskutuan mbi zhvillimet e fundit, situatën e komuniteteve joshumicë – me theks të veçantë te komuniteti serb, si dhe hapat drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.
Kryeministri në detyrë theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur komunat me shumicë serbe, sidomos në veri të vendit, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe integrimit institucional.
Ai bëri të ditur se që nga prilli i vitit 2024, mbi 800 qytetarë janë punësuar përmes një programi të nisur nga qeveria, ndërsa që nga fillimi i vitit të kaluar janë regjistruar mbi 430 biznese të reja.
“Gjithashtu, që nga nëntori i vitit 2022, rreth 200 pjesëtarë të rinj serbë i janë bashkuar Policisë së Kosovës”.
Kurti ngriti gjithashtu shqetësimin për kërcënimet e vazhdueshme nga liderët e Serbisë dhe arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës që tranzitojnë përmes territorit serb, duke kërkuar një reagim të fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare.
It was a pleasure to welcome Peter Sørensen, the EU Special Representative for the Kosova-Serbia Dialogue.
We discussed recent developments, the situation of non-majority communities, particularly the Serb community, and the path toward full implementation of the Brussels… pic.twitter.com/8qk0jcfJxp
— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2025
Trump padit BBC-në për ‘modifikim të fjalimit të 6 jan...
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti