Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se shumë shpejt do të funksionalizohet Depoja Qendrore e Barnave.
“Shumë shpejt do të funksionalizohet Depoja Qendrore e Barnave që i ka munguar vendit për më shumë se 20 vjet”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Arbresh.info
Ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se brenda vitit pritet të hyjë në funksion objekti me sipërfaqe 1,800 m² e investim afër 2 milionë euro.
“Pas shumë dekadash, Kosova po bëhet me Depo Qendrore moderne të Barnave. Punimet kanë filluar në qershor 2025, dhe objekti me sipërfaqe 1,800 m² e investim afër 2 milionë euro, me kushte bashkëkohore për ruajtjen e barnave, pritet të funksionalizohet brenda vitit”, ka shkruar Vitia./Arbresh.info
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...