Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është shumë i shqetësuar për rritjen e numrit të vdekjeve nga sulmet e Hamasit në Izrael.
Kurti, përmes një postimi në platformën X, u shpreh se e mbështet me të drejtë të plotë Izraelin, teksa ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, shkruan Arbresh.info
Po ashtu, Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve.
“Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe rritjen e numrit të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Very concerned about the crimes against civilians & the rising death toll following the Hamas attacks in??. I stand with our allies, urging an immediate halt to these acts, supporting Israel’s right to self-defense against terrorism, & demanding the immediate release of hostages.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 9, 2023
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...