Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikut Emin Riza, të cilin e ka vlerësuar si një nga studiuesit më të shquar të arkitekturës tradicionale dhe trashëgimisë kulturore.
Përmes një postimi, Kurti ka shkruar se lajmin për vdekjen e Rizës e ka marrë me pikëllim të thellë, duke theksuar kontributin e tij në studimin, dokumentimin, restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve të kulturës në Shqipëri dhe në trevat shqiptare.
Sipas Kurtit, Emin Riza, i cili ka lindur në Korçë në vitin 1937, ishte i biri i linguistit të njohur Selman Riza. Ai kishte përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi në Universitetin e Tiranës dhe pjesën më të madhe të karrierës profesionale e kishte zhvilluar në Institutin e Monumenteve.
Kurti ka vlerësuar edhe veprimtarinë shkencore të Rizës, duke theksuar se ai ishte autor i 18 monografive dhe më shumë se 100 artikujve shkencorë. Po ashtu, sipas tij, akademiku Emin Riza kishte dhënë kontribut të rëndësishëm në hartimin e legjislacionit për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe në përgatitjen e dosjeve për qytetet e Gjirokastrës dhe Beratit për përfshirje në UNESCO.
“Për shumë breza studentësh, studiuesish dhe profesionistësh të fushave të trashëgimisë kulturore, Emin Riza ishte profesor dhe mentor, udhërrëfyes dhe burim i pashterrshëm i dijes së thellë, integritetit profesional, përkushtimit total dhe punës së palodhshme e konsistente”, ka shkruar Kurti.
Në fund, kryeministri në detyrë u ka shprehur ngushëllime familjes Riza, kolegëve, miqve dhe të afërmve të akademikut Emin Riza./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...