Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kërcënimeve të Serbisë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë si dhe për zhvillimet e fundit në veri.
Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia dëshiron kthim në kohën e Millosheviqit e të luftës dhe që çështja e Kosovës të kthehet në OKB dhe sa më larg Bashkimit Evropian.
Ndërsa, për Kosovën ka deklaruar se nuk dëshiron konflikt, por paqe e progres, megjithatë ka shtuar se “agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”.
“Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”, ka shkruar Kurti.
“Tash që as targat e automjeteve dhe as datën e zgjedhjeve nuk mund t’i përdorin si pretekst, strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale u zbuluan në etjen e tyre për zjarr e gjak”, ka shkruar kreu i ekzekutivit, duke potencuar se çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.
Në fund, ai ka bërë të ditur se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia dhe ka kërkuar që barrikadat e kriminelëve me maska në veri të largohen menjëherë.
“Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë”, përfundoi shkrimin Kurti/arbresh.info/
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...