Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka vendosur lule të freskëta te varret e ushtarëve të UÇK-së, Memës e Prendit, nga familja patriotike Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës, në përvjetorin e 27-të të rënies së tyre në luftimet në Goden të Hasit.
“Rruga drejt çlirimit të Kosovës dhe lirisë së popullit është e shtruar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë. Katër shtylla që mbajnë një kulm simbolizojnë katër dëshmorët e familjes patriotike Lleshi”, shkroi Kurti në një postim në rrjetet sociale.
Ai gjithashtu përkujtoi ushtarët e rënë heroikisht Markun e Kolën, të cilët humbën jetën më 7 gusht 1998 në betejën e Markalleshëve, duke theksuar se ata prehen pranë të afërmve të tyre.
“Republika e Kosovës sot ka demokraci të shëndetshme dhe zhvillim të qëndrueshëm, ushtri të fortë dhe siguri anekënd, duke e lartësuar kështu sakrificën e madhe të popullit tonë për liri, pavarësi dhe mirëqenie. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, theksoi kryeministri në detyrë.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...