Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar mënyra se si do të procedohet me formimin e Qeverisë së re, duke theksuar se rezultati zgjedhor është i qartë.
Ai ka shtuar se ky rezultat po e tejkalon edhe atë të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021. Sipas Kurtit, nuk ekzistojnë bllokime për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
“Nuk kam ndonjë gjë për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi prit se do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit, por duket që po e tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzitent”, tha Kurti.
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...