Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se se krimineli Millan Radojçiq po vazhdon përgatitjet për sulme tjera ndaj vendit tonë.
“Pas sulmit terrorist e kriminal, Millan Radojçiq u liruar nga Gjykata Serbe në kohë rekorde. Ai është duke vazhduar përgatitjet për sulme tjera në vendin tonë, bashkë me disa pjesëtarë të Organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”, tha Kurti.
Kurti tutje tha se Radojçiq po mban takime të rregullta me pjesëtarë të sigurimit sekret serb.
Ndër të tjera Kurti ka thënë se gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të Komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit në brigjet e Liqenit të Ujmanit. Por, këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve në Serbi”, tha ai.
“Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend se të dorëzon terroristët, Serbia po shfrytëton ata për sulme të reja. Terrorizimi është sfidë për ne, por nuk do të triumfojë”. /Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...