Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot në marshin e organizuar për 8 Mars ka thënë se Qeveria e re e Kosovës nuk do të ketë më pak se pesë ministre.
Kurti në Ditën ndërkombëtare të Gruas tha se është e domosdoshme të ngritet zëri për gratë që janë viktima.
“Si institucione dhe si shoqëri duhet të përballemi me këtë shtypje dhe shfrytëzim që është i madh në Kosovë. Gratë e vuajnë papunësinë më të madhe, varfërinë, e vuajnë më së shumti kur një anëtar i familjes nuk e ka shëndetin e mirë”, tha më tej Kurti.
Lideri i LVV-së tha se Qeveria e re nuk do të ketë më pak se pesë ministre.
“…Nga 58 deputetë sa do t’i ketë grupi ynë parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore…”, u shpreh Kurti.
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG