Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka pyetur kryeministrin Kurti lidhur me dijeninë e qeverisë së Kosovës për investimin e Serbisë në Universitetin e Mitrovicës së Veriut.
Musliu-Shoshi në seancën e Kuvendit ka shtruar pyetje për Kurtin nëse Ministria e Infrastrukturës ka dhënë leje për investimet aty.
Në përgjigjen e tij, kryeministri Kurti ka thënë se universiteti në Mitrovicën e Veriut nuk është legjitim dhe Ligji për Arsimin parasheh statut të veçantë për Universitetin atje.
“Nuk ka dyshim që funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim pasi nuk ka hartuar një statut në përputhje me Ligjin e Arsimti dhe nuk është akredituar. Ky universitet nuk financohet nga Republika e Kosovës. Askush nuk duhet të ketë dyshim që shtetit ynë nuk ka mekanizma për të ndaluar aktivitetet e paligjshme. Si shenjë e vullnetit të mirë e ka miratuar rregulloren të datës 30 dhjetor 2015 përmes të cilës shtetasve që kanë mbaruar në këtë universitet u njihet diploma. Siç e dini Ligji për Arsimin parasheh status të veçantë për Universitetin në komunën e Mitrovicës së Veriut, ky Universitet menaxhohet nga komuna dhe për këtë nuk kërkohet pëlqim nga dikush tjetër. Projektligji për Arsimin është miratuar në vitin 2008, shpejtësia me të cilën koalicioni i atëhershëm PDK dhe LDK e ka menaxhuar atë proces më bën mua të përgjigjem shkurt në pyetje tuaj”, ka thënë ai./arbresh.info/
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën
Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit: Isha aty rast...