Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësues të katër instituteve të rëndësishme evropiane të politikave publike: Carnegie Europe, Instituti Jacques Delors – Notre Europe, Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP) dhe Instituti Clingendael nga Holanda.
Në takim, Kurti i informoi përfaqësuesit e organizatave për zhvillimet më të fundit politike, demokratike dhe institucionale në Kosovë, si dhe për prioritetet qeverisëse në këtë fazë të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Arbresh.info.
Ai riafirmoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe angazhimin për avancim drejt anëtarësimit në NATO, si pjesë e orientimit të qartë euroatlantik të vendit.
Vizita e delegacionit në Kosovë është organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe synon mbledhjen e informatave dhe analizën e thelluar të zhvillimeve në vend. Në përmbyllje të saj, pesë institutet partnere do të bashkëpunojnë për një publikim të përbashkët, që do të ofrojë rekomandime konkrete për avancimin e reformave dhe për forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë./Arbresh.info/
Begaj: Pranimi në BE, mjet për stabilitetin në rajon
Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më p...
Erdogan: Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Dembele sërish flet për trofeun e ‘Champions-it’, lakmon ‘To...
Banorët e Mati 1 protestojnë për mungesë uji, KRU Prishtina ...